Abdixhiku pret zgjedhje parlamentare në dhjetor

09 nëntor 2025 | 11:12

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka kthyer vëmendjen të mundësia e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, teksa votoi në Prishtinë në balotazhin për kryetar të kryeqytetit.

Ai tha se “nga dita e nesërme do të kthejmë fokusin te zgjedhjet nacionale. Pritjet tashmë janë se në fund të dhjetorit do të kemi festën e ardhshme zgjedhore”.

Sa për dijeni, Kosova mund të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare në fund të dhjetorin, pasi partitë parlamentare kanë dështuar ta zgjedhin qeverinë e re, pas zgjedhjeve të shkurtit.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka nominuar Glauk Konjufcën e partisë fituese, Lëvizja Vetëvendosje, për të provuar ta bëjë qeverinë e re.

Nuk është e qartë se ai e gëzon mbështetjen e Kuvendit për këtë, pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dështoi t’i fitojë 61 votat e nevojshme në përpjekje e tij javë më parë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i LDK-së për kryetar të Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka…