Abdixhiku: Programi jonë parasheh 1.5 miliard euro për Prishtinën, jo bllokadë

18 dhjetor 2025 | 16:51

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në tubimin e mbajtur në Prishtinë ka premtuar plot 1.5 miliarde euro për Prishtinën, dhe jo bllokadë.

Sipas tij, ky është dallimi i partisë që udhëheq ai dhe partive të tjera.

“Ne kemi projekte konkrete për kryeqytetin. Jo premtime të zbrazëta, por plane të qarta dhe investime reale. Nga Unaza e Jashtme që e çliron qytetin nga kaosi dhe trafiku, deri te investimet e mëdha urbane që e kthejnë Prishtinën në një Kryeqytet funksional, modern dhe dinjitoz”, ka thënë Abdixhiku.

Më tutje, ai ka folur edhe për premtimet e tjera të programit qeverisës, si mësimi tërëditor, Spitali i Prishtinës, Qendra e Sportit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pedagogia dhe anëtarja e Gjykatës Kushtetuese prej vitit 2019, Fiona…