Abdixhiku publikon statistika interesante: LDK fiton 35% veç në Prishtinë

25 dhjetor 2023 | 22:43

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas sondazhit të fundit që u publikuar sot në medie, e të cilin e quajti “propagandë të lodhur”.

Abdixhiku përmes një shkrimi në “facebook” thekson se, LDK-ja ka porositur një seri sondazhesh, të marra deri më tani vetëm për 5 qytete në regjionin qendër.

Abdixhiku thotë se LDK-ja në Prishtinë ka 35 %, Lipjan 42%, Podujevë 35%, Obiliq 36% dhe në Fushë Kosovë 34%, raporton Blic.

Shkrimi i plotë:

Tash e dy muaj, Lidhja Demokratike e Kosovës ka porositur një seri sondazhesh, më të mëdhaja në historinë e anketimeve në Kosovë.

Deri më tani, kanë përfunduar mbi 17,000 anketa vetëm në regjionin qendër. Rekord anketimesh këto për të siguruar saktësi të paprecedentë statistikore. Në pyetjen se, nëse zgjedhjet nacionale mbahen këtë të diel, për cilën parti do të votonit, rezultatet për LDK, të marra deri më tani vetëm për 5 qytete në regjionin qendër janë:

Prishtinë 35%
Lipjan 42%

Podujevë 35%

Obiliq 36%

Fushë Kosovë 34%

Anketat, në këtë nivel, po bëhen gjithandej Kosovës, dhe ato do të publikohen me kohë. Do t’i publikojmë vetëm për LDK-në sepse duam të ruajmë korrektësinë ndaj palëve tjera.

Këto matje u janë prezantuar tashmë stukturave udhëheqëse të partisë, në takime të brendshme. Nuk kemi dashur t’i bëjmë publike meqë i kemi konsideruar si mjete të orientimit tonë. Të dhënat si këto, mbresëlënëse, ndonëse vetëm për një regjion, ishin shenjë e qartë e rrugëtimit tonë.

Lajmi, ndonëse i komunikuar vetëm brenda, duket se ka arritur të marr jehonë. Dhe në këtë arritje jehone, ka aktivizuar propagandën.

Propaganda u shpërfaq sonte.

Me 800 përgjigje. Jo 17 mijë.

Siç edhe e kishim pritur tashmë.

Ajo mbetet vetëm shenjë paniku e frike. Dhe në këtë panikë e frikë s’dua të flas as për kredibilitetin e kompanisë që në zgjedhjet e fundit lokale, një natë para votimeve, na kishte vendosur në vend të tretë në Prishtinë; as për mediumin që vazhdon të besojë se vetëprofecia e sondazheve do të funksionojë sërish.

E kotë.

Ndryshimi i vërtetë po vjen.

Me të dhe fundi i propagandës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje…