Abdixhiku: Ra perdja e popullizmit

26 tetor 2025 | 13:05

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në dalje të Kuvendit tha se ra perdja e popullizmit, raporton Ekonomia Online.

“Folëm një herë brenda, ra perdja e patë edhe ju që ra perdja e popullizmit”, tha ai.

Albin Kurti nuk ka arritur që të marrë votat e mjaftueshme për ta formuar qeverinë në ardhje. Në votim ai mori 56 “për”, 52 kundër dhe 4 abstenime.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha tha se përgjegjësia kalon te presidentja e cila pas konsultimeve me subjektet politike dhe brenda një afati prej 10 ditësh ka mundësi të emëroj kandidatin tjetër për kryeministër sipas të njëjtës procedurë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi të shtunën se Izraeli,…