
Abdixhiku reagon pas tërheqjes së shortit për zgjedhjet lokale: 12 tetori është festa jonë
04 shtator 2025
| 12:13
Lidhja Demokratike e Kosovë (LDK) do të garojë me numrin 113 në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, sipas shortit të hedhur sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Pas hedhjes se shortit ka reaguar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se 12 tetori do të jetë festë për këtë parti.
“Ky është numri ynë. 12 tetori është festa jonë. LDK përgjithmonë!”, ka shkruar Abdixhiku.