Abdixhiku: Roli i LDK-së do të vazhdojë në synimet tona veriatlantike

23 dhjetor 2021 | 12:06

Me rastin e 32-vjetorit të themelimit të LDK-së, kryetari Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Me këtë rast, ai ka thënë se LKD-ja është themeluar në vitin 1989 nga një grup intelektualësh të kohës në kryer me atin e shtetit dhe të kësaj partie siç e quan ai ish-presidentin Rugova.

“Në vitin 1989 LDK-ja është themeluar nga një grup intelektualësh të shquar të kohës në krye me atin tonë themeltarë të LDK-së të shtetit të Kosovës Ibrahim Rugova”.

No description available.

“Parti kjo që i ka prirë një procesi të madh që është kurorëzuar me lëvizjen çlirimtare, me lirinë e Kosovës e më pas edhe me pavarësinë e vendit”, ka deklaruar Abdixhiku.

Sipas tij, LDK-ja ka lënë gjurmë të pashlyera historike. “Roli i LDK-së do të vazhdojë në synimet tona veriatlantike”, ka thënë lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”…