Abdixhiku s’e përjashton votën e LDK-së për presidenten Osmani
02 mars 2026
| 15:41
Lumir Abdixhiku ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës në këtë fazë të diskutimeve për çështjen e presidentit nuk ka qëndrime refuzuese ndaj asnjë kandidati potencial, e aq më pak ndaj Vjosa Osmanit.
Këto deklaratë kryetari i LDK-së e ka bërë të hënën pas takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ku kanë diskutuar për çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Pasi ka njoftuar se diskutimet me Kurtin rezultuan të pasuksesshme, Abdixhiku ka thënë se LDK-ja asnjëherë nuk është deklaruar se s’ka votë për Osmanin.
“Ne kemi thënë që s’kemi qëndrim për emra të përveçëm, por s’kemi thënë asnjëherë që kemi apo s’kemi votë për zonjën Osmani”, ka thënë ai, duke shtuar se është takuar me Osmanin.
“Natyrisht që jemi takuar”, ka thënë ai.



