Abdixhiku shpalos planin për arsimin: 1 miliard euro investime (video)
25 dhjetor 2025
| 11:18
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, gjatë takimit me mësimdhënës është zotuar se nëse LDK fiton në zgjedhjet e 28 dhjetorit, paga për mësimdhënës do të bëhet 1 mijë euro nga janari.
Ai ka premtuar edhe mësim tërëditor, jo vetëm në komunën e Prishtinës, por edhe në komunat tjera.
Abdixhiku ka përmendur ndërtimin e 80 çerdheve, digjitalizimin dhe kodimin si lëndë nëpër shkolla.
“1 miliard euro janë investimet në arsim”, ka thënë Abdixhiku.



