
Abdixhiku: Shumica nuk bëhet pa një marrëveshje politike.
20 gusht 2025
| 12:11
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia e parë nuk e ka shumicën dhe se “shumica nuk bëhet pa një marrëveshje politike”.
Ai ka thënë se “pa një marrëveshje politike, nuk ka as numra dhe e as kryetar Kuvendi”.
“Është e qartë se thelbi i problemit ka qenë te mungesa e shumicës. Përveç që kemi humbur plot 48 seanca rresht me shkelje Kushtetuese, në thelb të problemit kemi mungesën e shumicës, pra nuk ka numra. Partia që ka dalë e para, refuzon të bëj kompromis me partitë tjera që janë alternativë dhe rrjedhimisht kemi bllokadë. LDK nuk është pjesë e ndonjë marrëveshje politike dhe nuk mbështet kandidat pa marrëveshje politike. Kemi humbur kohë shumë, kemi humbur ditë shumë”, ka thënë Abdixhiku.