Abdixhiku: S’kemi refuzim ndaj askujt për president, aq më pak ndaj Vjosa Osmanit
02 mars 2026
| 15:33
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur pas takimit me Albin Kurtin.
Ai ka thënë se nuk kanë qëndrim refuzues ndaj askujt, e aq më pak ndaj Vjosa Osmanit.
“Në këtë fazë nuk kemi qëndrime refuzuese ndaj askujt, e aq më pak ndaj Vjosa Osmanit. Nuk është kërkuar vota për Vjosa Osmanin, prandaj s’mund të flas”, ka thënë Abdixhiku.



