Abdixhiku: Sot kemi festë në LDK

10 korrik 2025 | 16:48

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka filluar mbledhjen e radhës, në të cilën pritet të zyrtarizohen kandidatët për kryetarë të komunave për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Me këtë rast, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia sot është në atmosferë festive, pasi po hyn në fazën përgatitore për zgjedhje.

“LDK-ja sot ka festë. Jemi duke u përgatitur për zgjedhje”, ka thënë Abdixhiku, duke shtuar me humor se për gazetarët do të ketë “kafe, ujë dhe llokume”.

“Na nuk i kemi për gazetarë nga 100 mijë euro me ju dhënë për intervistë”, ka thënë Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Itali janë të bindur se Kristjan Asllani është objektivi…