
Abdixhiku sot takon deputetët e LDK-së për të diskutuar rreth presidentit
30 mars 2021
| 09:55
Lidhja Demokratike e Kosovës ende është e pavendosur lidhur me votimin e Vjosa Osmanit për presidente të shtetit.
Për të diskutuar këtë çështje, sot (e martë) lideri i partisë, Lumir Abdixhiku do t’i takojë deputetët e LDK-së, pas takimit që është mbajtur të hënën në kryesi të partisë e që ka zgjatur disa orë.
Për takimin e Abdixhikut me deputetët ka folur pas mbledhjes së kryesisë, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.