Abdixhiku: Takimi me presidenten do të jetë vetëm për zgjedhje lokale

04 qershor 2025 | 13:46

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se takimi i sotëm i ftuar nga presidentja Vjosa Osmani do të jetë vetëm për zgjedhje lokale.

“Do të caktohet data e zgjedhjeve lokale. Kjo është tema e diskutimit. Vetëm për zgjedhje lokale do të jetë”, ka thënë Abdixhiku.

Deklarata e tij vjen pasi është përfolur se në këtë takim me presidenten mund të flitet edhe për bllokadën e krijuar në Kuvend pas zgjedhjeve të përgjithshme.

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, pas dështimit të seancës së sotme, ka thënë se nuk e përjashtojnë mundësinë që të mbahen dy palë zgjedhje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nicolo Barella nuk do ta ndjek ish-trajnerin e tij Simone…