Abdixhiku takohet me ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë

04 qershor 2025 | 14:51

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur të mërkurën në takim njoftues ambasadorin e ri të misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, të cilin e ka uruar për marrjen e detyrës së re.

Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku dhe ambasadori McGurk, kanë diskutuar rreth zhvillimeve aktuale politike në vend, duke shkëmbyer qëndrime mbi sfidat dhe mundësitë që ndodhen përpara.

Kryetari Abdixhiku ka prezantuar vizionin dhe qëndrimet e LDK-së për adresimin e situatës politike, përfshirë edhe propozimin për krijimin e një qeverie të unitetit.

Në këtë takim, Abdixhiku ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që OSBE i ka dhënë Republikës së Kosovës ndër vite, veçanërisht në fushat e forcimit të institucioneve demokratike, mbrojtjes së të drejtave të njeriut, promovimit të sundimit të ligjit dhe zhvillimit të proceseve zgjedhore.

“Po ashtu u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet LDK-së dhe OSBE-së në Kosovë, me fokus në avancimin e demokracisë, forcimin e institucioneve dhe promovimin e pjesëmarrjes qytetare në jetën publike. Kryetari Abdixhiku theksoi gatishmërinë e LDK-së për të kontribuar në thellimin e bashkëpunimit me OSBE-në dhe miqtë ndërkombëtarë që mbështesin rrugëtimin demokratik të Kosovës”, ka njoftuar LDK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka komentuar situatën politike…