
Abdixhiku takohet me kryeministrin Rama
25 mars 2022
| 13:16
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Tiranë.
Ai bashkë me nënkryetarët e partisë dhe kryetarin e grupit parlamentar ka filluar takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Gjatë ditës, Abdixhiku do të takohet me presidentin Ilir Meta, kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe me ushtruesin e detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike, Enkeled Alibeaj.