Abdixhiku takon ambasadorin e ri italian, e njofton për situatën në Kosovë

20 maj 2025 | 12:35

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

“E urova për fillimin e mandatit të tij në Kosovë dhe i urova sukses në detyrën e re. Italia ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës – dhe një mike e çmuar në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Ai ka njoftuar se me ambasadorin Antonini biseduan për zhvillimet politike në vend, sfidat aktuale dhe perspektivën tonë euroatlantike.

“E njoftova mbi qëndrimet e fundit të LDK-së mbi krizën e paprecedentë politike në vend. Shpreha gatishmërinë tonë për bashkëpunim të ngushtë institucional me ambasadën italiane dhe përfaqësuesit e saj diplomatikë në Prishtinë. E falënderova për vizitën, i shpjegova dhe gjithë historinë e madhe të LDK-së dhe i urova një mandat të suksesshëm në Kosovë!”, ka shkruar Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër katër të…