
Abdixhiku takon Myftiun Tërnava
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Imri Ahmeti, ka pritur sot në takim Myftiun e Kosovës, Naim ef. Tërnava.
Abdixhiku ka vlerësuar rolin e Bashkësisë Islame të Kosovës, duke e falënderuar Myftiun Tërnava për punën e tyre në promovimin e kulturës fetare dhe respektin e ndërsjellë mes besimeve dhe feve të ndryshme.
“Kryetari Abdixhiku theksoi se Kosova është shembull i tolerancës etnike dhe fetare dhe ky mozaik është një ndër pasuritë më të çmuara të popullit tonë. Myftiu Tërnava duke uruar kryetarin Abdixhiku për marrjen e detyrës, vlerësoi rolin e LDK-së ndër vite. Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për mundësitë për bashkëpunim ndërmjet LDK-së dhe Bashkësisë Islame”, është thënë në njoftimin e LDK-së.