
Abdixhiku: Tash le të shohim a i ka numrat Lëvizja Vetëvendosje
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se kjo parti e ka parë të paarsyeshme një vonesë kaq të gjatë për një pozitë të parëndësishme siç është ajo e nënkryetarit të pestë të Kuvendit të Kosovës.
Abdixhiku ka thënë të premten se LDK-ja e ka kuptuar nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese se deputetit serb Nenad Rashiq i është dhënë e drejta për t’u zgjedhur nënkryetar.
“Kur erdhëm ne në këtë pikë të rënies kaq të madhe intelektuale, republikane dhe institucionale. Për një pozitë kaq të parëndësishme me u vonuar vetëm një ditë është shumë e lëre më 35 ditë. Partia fituese na kanë thënë se i kanë numrat, le ta shohim a i kanë numrat”.
“Me siguri do të shkojmë në zgjedhje të reja, por të shohim”, ka thënë Abdixhiku.