Abdixhiku thirrje PDK-së e AAK-së: Dilni e tregoni që s’i keni votat, mjaft me llogaritje politike

29 maj 2025 | 22:16

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka kërkuar nga partitë e tjera politike që të tregojnë publikisht që s’i kanë votat, raporton Periskopi.

Ai thotë se mjaft u bë me llogaritje, sepse nuk i kanë votat, derisa shtoi se LDK-ja s’bëhet vagonë i partive të tjeta.

“Në takimet tona ua kam bërë të qartë të gjithë liderëve që nuk i keni votat për një çështje të tillë dhe mjaft me llogaritje të tilla politike sepse janë joreale. Bëhuni të sincert, dilni dhe tregoni njerëzve s’e nuk i keni votat, nuk i keni votat. Sot po them bëhuni të sincert, tregoni që s’i keni votat, meqë si kemi votat s’duhet ta pretendojmë një gjë të tillë”, u shpreh Abdixhiku.

“LDK-ja nuk bëhet vagon i asnjë parti politike në Kosovë”, u shpreh ai në T7.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u nderua…