Abdixhiku thotë se në raundin e dytë LDK-ja do të mobilizohet

20 tetor 2025 | 15:25

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pasur të hënën një takim pune me kandidatët e LDK-së që garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Në këtë takim, u diskutuan përgatitjet e intensifikuara të LDK-së për balotazhin dhe mobilizimi i plotë i strukturave në terren.

Abdixhiku vlerësoi lart entuziazmin dhe energjinë pozitive që po mbizotëron në çdo komunë ku LDK-ja garon, duke theksuar se qytetarët e Kosovës tashmë po e njohin qartë dallimin mes qeverisjes serioze dhe asaj të gabuar.

“LDK ka dëshmuar se di të qeverisë me përgjegjësi, me ndershmëri dhe me rezultate. Kemi sjellë zhvillim, mirëqenie dhe stabilitet në komunat tona, dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë me përkushtim edhe pas 9 nëntorit. LDK-ja vazhdon të mbetet shembull i qeverisjes lokale që punon për qytetarin, për projekte konkrete, për shërbime më të mira dhe për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm. LDK-ja është e bindur se me këtë frymë uniteti, profesionalizmi dhe përkushtimi të përbashkët, do të dalë fituese në shumicën e komunave në balotazh”, është thënë në komunikatën e LDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Vushtrrisë, Ferid Idrizi, ka thënë se nuk i…