Abdixhiku tregon sa do të merrnin mësuesit, mjekët, zjarrfikësit, policët e ushtarët me koeficientin e propozuar nga LDK-ja

01 shkurt 2023 | 20:07

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka treguar se sa do të ishin rrogat me propozimin e partisë të cilën ai e drejton.

Qeveria ka bërë të ditur sot se koeficienti i Ligjit të Ri të Pagave do të jetë 105 euro. Ky vendim ka nxitur reagime nga e gjithë opozita dhe disa sindikata të sektorëve të ndryshëm publikë. LDK thotë se propozimi i tyre është që koeficienti të jetë 125 euro.

“Propozimi ynë është i drejtë sepse merr për bazë inflacionin rekord që e kemi patur në vend. Propozimi ynë është i mundshëm sepse merr 120 milionë shtesë, shumë më pak se që ka shpenzuar Qeveria në pako që nuk kanë lënë as edhe një shenjë. Propozimi ynë është i qëndrueshëm sepse pagat si proporcion buxhetor i mbanë nën 27%. Propozimi ynë është i denjë sepse krijon paga të dinjitetshme si asnjëherë më parë në vend.”, ka thënë ai.

“Zgjidhja është e qartë. Koeficienti 125”, ka shtuar ai në një postim në Facebook të cilit i ka shtuar edhe grafikën me ilustrim se si do të dukeshin pagat nëse propozimi i tyre do të kalonte.

Ky është postimi i plotë:

Propozimi ynë është i drejtë sepse merr për bazë inflacionin rekord që e kemi patur në vend. Propozimi ynë është i mundshëm sepse merr 120 milionë shtesë, shumë më pak se që ka shpenzuar Qeveria në pako që nuk kanë lënë as edhe një shenjë. Propozimi ynë është i qëndrueshëm sepse pagat si proporcion buxhetor i mbanë nën 27%. Propozimi ynë është i denjë sepse krijon paga të dinjitetshme si asnjëherë më parë në vend.

Zgjidhja është e qartë.

Koeficienti 125.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar për koeficientin e…