Abdixhiku u premton mjekëve të diplomuar: Do t’ua sigurojmë specializimin dhe punësimin

17 dhjetor 2025 | 09:04

Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, ka folur për programin politik rreth shëndetësisë.

Ai ka premtuar QKUK të re, dixhitalizim të sistemit si dhe sigurimin e specializimit dhe punësimit për mjekët e diplomuar.

“Në shëndetësi e kemi spitalin e ri të Kosovës. QKUK të re dhe një operimi një modeli të një ndërmarrje publike e cila jep shërbime dhe merr pagesë prej fondit të sigurimeve shëndetësore. Mjekëve të diplomuar duhet t’i sigurohet specializimi menjëherë. Nuk ka tmerr më të madh se me kry mjekësinë edhe mos me arritë me pasë specializim. Ose a besoni që me kry mjekësinë nuk ka punë’’, deklaroi Abdixhiku në Debat Plus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të…