
Abdixhiku uron për zgjedhjen e Papës: Qoftë misioni i tij i shenjtë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku uron të gjithë besimtarët katolik në Kosovë për zgjedhjen e Papa Leoni XIV.
“Në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe timin personal shpreh urimet për të gjithë besimtarët e Kishë Katolike në Kosovë për zgjedhjen e Shenjtërisë së Tij, Papa Leoni XIV. Zgjedhja e tij në krye të Selisë së Shenjtë është një moment i rëndësishëm për Kishën Katolike dhe për gjithë njerëzimin që aspiron drejt paqes, tolerancës e bashkëjetesës ndërfetare. I uroj Papa Leoni XIV një papat të bekuar, të mbushur me urtësi e guxim për të udhëhequr me frymën e vëllazërisë dhe dialogut ndërmjet feve, kombeve dhe kulturave. Qoftë misioni i Tij i shenjtë i ndriçuar e i udhëhequr nga Zoti!”, ka shkruar Abdixhiku.