Abdixhiku: Vetëvendosjes t’i merret e drejta meqë për 30 ditë s’e përdori, t’i kalojë dikujt tjetër

23 korrik 2025 | 12:05

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia e tij mendon që është e logjikshme që nëse partia e parë fituese s’e përdor të drejtën e saj kushtetuese për të konstituuar Kuvendin, kjo e drejtë t’i kalojë “tjetërkujt”

“Nëse i pari për 30 ditë s’arrin ta përmbushë këtë të drejtë, do të ishte e logjikshme, sikurse në rastin e qeverisë, që dikush tjetër të provojë të bëjë një gjë të tillë. Pra, t’i humbet edhe e drejta”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka thënë se vetëm me marrëveshje politike krijohet shumica e më pas institucionet.

“Natyrisht që duhet vetëm marrëveshje politike. Mirëserdhët në demokraci. Kështu bëhen institucionet me marrëveshje politike. Pra, ulen partitë politike dhe bëjnë marrëveshje. I pari s’ka dashur marrëveshje politike, i pari ka vendosur një proces votimi jokushtetues sepse aktgjykimi i Kushtetueses vendos diçka të tillë dhe i ka shpenzuar 30 ditë, tani i takon Gjykatës Kushtetuese të vlerësojë se çfarë bëhet tutje. Ne po japim një mendim tonin se kjo mund të jetë një rrugë përpara. Meqenëse i pari s’do t’i bëjë institucionet, le t’i merret e drejta sepse s’mund të presim vazhdimisht”, ka thënë Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësimin me zhvillimet…