Abdixhiku viziton bashkatdhetarët në Gjermani, flet për ringrijten e LDK-së

06 nëntor 2022 | 18:45

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka qëndruar në vizitë në Gjermani ku është takuar me bashkatedhetarët tanë.

Abdixhiku ka thënë se ”duhet t’i kthehemi qëllimit tonë fillestar të organizimit politik“, sepse thotë se ”kështu i ka mësuar Ibrahim Rugova“.

“Kam ardhur këtu për të shtruar ftesën për një besëlidhje. Që të bëhemi të gjithë bashkë, t’i kthehemi qëllimit tonë fillestar të organizimit politik – atë që na mësoj prijësi ynë historik Rugova – e të ringritemi të gjithë për një qëllim të vetëm: t’i japim atdheut tonë të ardhme, ta dërgojmë Kosovën në familjen Evropiane“, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Porti më i madh dhe qyteti i dytë më i…