Abdixhiku: Vjosa Osmani ka qenë një kandidate e shkëlqyeshme për presidente
11 prill 2026
| 14:10
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Vjosa Osmani ka qenë një kandidate e shkëlqyeshme për presidente.
Këto komente, ai i bëri pas mbajtjes së Akademisë Përkujtimore për Betejën e Koshares.
“Besoj që presidenti i Kosovës duhet të jetë një figurë unifikuese, që e bën mirë politikën e jashtme, që i hap dyert në tavolinat kryesore botërore. Besoj që Vjosa Osmani ka qenë një kandidate e shkëlqyeshme për atë punë”, tha ai.
Ai potencoi se LDK-ja nuk mbështet kandidaturat aktuale të LVV-së.



