
Abdixhiku: VV ka shpifur dhe ka përçarë – s’ka bashkëpunim me ta
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka ripërsëritur qëndrimin e partisë së tij për të mos bashkëqeverisur me Lëvizjen Vetëvendosje.
Abdixhiku tha se nuk mund të bashkëpunojmë me një parti që ka izoluar Kosovën.
“Kemi dallime në substancë. Nuk bashkëqeverisim me ta. Ky është zotim i yni ndaj elektoratit tonë. Kemi dallime vlerore me partinë e parë”, ka thënë Abdixhiku.
Sipas tij, LDK nuk mund të ulet për të bashkëpunuar me një parti që i ka quajtur bashkëpunëtorë të Serbisë e Vuçiqit.
“Partia e parë ka zgjedhur jo vetëm polarizimin, por edhe shpifjen, urrejtjen dhe akuzat ndaj njerëzve të LDK-së. Ky kryeministër në detyrë ka thënë se deputetë të LDK-së janë bashkëpunëtorë të Serbisë, e ky pret tash të ulemi e të bashkëpunojmë”, ka thënë Abdixhiku.