Abdixhiku, VV-së: Koha juaj po mbaron, Prishtina nuk përdoret për beteja primitive të Don Kishotit me Sanço Pançot e tij

23 nëntor 2025 | 18:04

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratave të fundit nga VV-ja.

Ai tha se qytetarët e Prishtinës “folën të parët dhe qartë”, duke e rikthyer LDK-në si partinë e parë dhe duke i lënë “bllokuesit larg”.

Abdixhiku paralajmëroi se më 28 dhjetor “mesazhi i Prishtinës do të përsëritet”, ndërsa kritikoi ashpër qeverisjen e VV-së, të cilën e quajti “sekt popullist që e ka mision shkatërrimin e vendit”. Sipas tij, propaganda nuk mund ta fshehë të vërtetën dhe koha e këtij modeli qeverisës “po mbaron”.

Ai u bëri thirrje qytetarëve për bashkim, duke theksuar se Prishtina “do të flasë sërish, e para”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Me rastin e 117 – vjetorit të Kongresit të Manastirit)…