Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se zgjedhja e Dimal Bashës në krye të Kuvendit, është regres shoqëror.
Ai në Rubikon te Adriatik Kelmendi, tha se zgjedhja e tij në krye të Kuvendit është përbuzje e madhe ndaj votuesit.
“Z.Basha fatkeqësisht është kryetar i Kuvendit. Në përmbajtje, të përfundosh me Dimal Bashën në krye të Kuvendit, është regres shoqëror i vlerave politike e shoqërore. Ata që i dhanë votën në pozitën e institucionit të dytë le të japin përgjegjësi. Për shkak të gjuhës vulgare, çka beson, çka përfaqëson, mënyrën e sjelljes në politikë. Pozitat bartëse duhet të kenë filter. Nuk është zgjedhje e mundësisë më të mirë në këtë institucion’’, ka thënë Abdixhiku.