Abdullahu: Asnjëherë s’kemi pasë opozitë më të fortë

03 shkurt 2020 | 16:21

Analisti politik, Faton Abdullahu, ka thënë që nëse e shohim opozitën e tashme, duhet të kujtohemi edhe si ka qenë kur Vetëvendosje ka qenë në opozitë.

“Sa i përket çështjeve të opozitarizmit e pamë sot dhe do të bindemi se do të ketë opozitarizëm të fjalëve jo vetëm por të mirëfilltë. Të gjithë e mbajnë mend si ka vepruar Vetëvendosje kundër pozitës sa nuk ka qenë në pushtet”.

“Asnjëherë s’kemi pasur opozitë më të fortë se tani. Mjafton të dëgjojmë fjalimin e Veselit që mbajti pak më parë në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ai.

Abdullahu ka theksuar se reagimet e opozitës tani nuk do t’i pëlqejnë pozitës.

“Reagimet e opozitës tash do të jenë edhe të koordinuara edhe të balancuara edhe të ‘dhimbshme’ për pozitën e tashme”, është shprehur Abdullahu. /KK/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me qëllim të ngritjes së nivelit të menaxhimit të mbeturinave…