Abdullahu i PDK-së: Premtimet e Hamzës janë të besueshme sepse i ka realizuar premtimet e ngjashme edhe më parë

03 shkurt 2025 | 16:41

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Faton Abdullahu, ka listuar trti arsye kryesore pse Bedri Hamza është kandidat i besueshëm në premtimet dhe zotimet e bëra.

Abdullahu ka thënë se premtimet e bëra nga Bedri Hamza mund të viheshin në dyshim po të thuheshin nga dikush tjetër, por Hamza e ka dëshmuar edhe në të kaluarën se i realizon premtimet.

“Ai i ka realizuar premtimet e ngjajshme edhe më parë”, tha Abdullahu në “Facebook”.

Më tutje, ai ka përmendur edhe dy arsye të tjera në favor të Hamzës.

“Ai është ekspert prapa të cilit qëndrojnë kalkulimet financiare të bazuara në përvoja të shumta. Prapa tij qëndron një parti e madhe përkatësisht parti në rritje”, ka përfunduar  Abdullahu.

Premtimet kryesore të Hamzës në këtë fushatë janë rritja e pagave për 50% në sektorin publik, rritja e pensioneve për 70%, si dhe subvencionimi i familjeve që i dërgojnë fëmijët në çerdhe me nga 100 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e…