Abdullahu: Po ia shohim sherrin qasjes së Kurtit ndaj Shqipërisë

25 shkurt 2020 | 23:06

Analisti Faton Abdullahu ka thënë se çështjen e përafrimit, bashkëpunimit e të bashkimit me Shqipërinë Albin Kurti e ka ndërtuar në mënyrë të çuditshme.

Abdullahu ka thënë se “Kurti nuk ka shkuar në bashkëpunim me Tiranën zyrtare, herë pas here ka përjashtuar institucionet zyrtare”.

“Çfarë ka ndodhur? E ka lindur një Vetëvendosje atje dhe të bashkëpunojë me veten atje. Kësaj qasje jemi duke ia parë sherrin. Përfaqësuesit politikë të Shqipërisë tash e kanë hetuar atë dhe në takim me Kurtin nuk kishte një ngrohtësi normale”, ka thënë Abdullahu në RTK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Firmat kineze të robotikës janë përfshirë në përpjekjet për t’i…