Abdyl Gashi i VV’së e largon postimin me Rinas Zeqirin e arrestuar për kanabis, ku e prezantonte si kandidat për asamblist

24 gusht 2025 | 16:36

Në Facebook-un e Abdyl Gashit, kandidat i VV-së për kryetar të Artanës, nuk figuron më postimi me Rinas Zeqirin, i arrestuar për kanabis, e të cilin e prezantonte si asamblist në Listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

VV e konfirmon që kandidati për asamblist iu arrestua pasi u gjetën katër plantacioneve të kanabisit në Gjilan

Abdyl Gashi ishte shfaqur i afërt nga ambientet e një restoranti me Rinas Zeqirin, të cilit i kishte kushtuar edhe një postim publik në Facebook, duke treguar se tashmë i arrestuari i ishte bashkuar listës së VV-së.

Por ky postim i publikuar me 13 gusht, nuk ndodhet më në profilin e Gashit.

Gjithsesi, Gashi në mënyrë ‘indirekte’ me një postim të publikuar sot konfirmoi arrestimin e Rinas Zeqirit, duke thënë se ai rezultoi ndryshe me pritshmeritë e tyre.

“E kemi njohur së fundi dhe kemi besuar se si i ri, me gatishmëri për të punuar, mund të jepte një kontribut në Asamble. Për fat të keq, prezantimi i tij rezultoi ndryshe nga pritshmëritë tona”, ka shkruar Gashi pas publikimit të informatës në media për arrestimin e asamblistit./Periskopi/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Artanës, Abdyl Gashi…