
Abelard Tahiri në përkrahje të kandidaturës së Petrit Hajdarit për Drenas
28 korrik 2025
| 15:15
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka përkrahur kandidaturën e Petrit Hajdarit për kryetar të Drenasit në zgjedhjet lokale.
Ai ka thënë se Petrit Hajdari ka më shumë se 20 vite përvojë të çmuar në administratën shtetërore, politikë dhe diplomaci.
Sipas tij, një rrugëtim i gjatë i mbushur me përkushtim, profesionalizëm dhe rezultate konkrete.
“Jam i bindur se me këtë përvojë dhe vizion, si kryetar i ardhshëm i Komunës së Drenasit, Petriti do të dijë t’i trajtojë me seriozitet dhe përgjegjësi hallet dhe nevojat e qytetarëve dhe do t’i japë Drenasit hovin e zhvillimit që e meriton. Suksese në këtë kapitull të ri dhe të priftë e mbara, Petrit!”, ka shkruar Tahiri.