
“ABI” nga Prizreni shpërblehet nga OEK-u me çmimin “Punëdhënësi i vitit 2021”
18 shkurt 2022
| 22:22
SH.P.K. “ABI” nga Prizreni shpërblehet me çmimin “Punëdhënësi i vitit 2021”
Në një gala mbrëmje të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), përveç bizneseve të ndryshme dhe udhëheqësve të Odës ishin të pranishëm edhe organizatat joqeveritare.
Kompania e mirënjohur “ABI” nga Prizreni është shpërblyer me çmimin “Punëdhënësi i vitit 2021”
Çmimin “Punëdhënësi i vitit 2021” të ndarë nga kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, në emër të “ABI” Sh.P.K. e ka pranuar kryetari i bordit të kompanisë “ABI” Z. Irfan Fusha.