Abramovich në garë për të blerë klubin e famshëm spanjoll

12 prill 2022 | 15:30

Është edhe Roman Abramovich i interesuar për të blerë klubin e Valencias nga pronari aktual, shumë pak i dashur në qytetin spanjoll, Peter Lim. Emrin e pronarit në largim të Chelseat e zbuloi ish-zëvendëspresidenti i klubit, Migel Sorio, gjatë orëve të fundit.

Përmes një komunikate, Sorio njoftoi shtypin spanjoll se edhe oligarku rus është i interesuar për të blerë aksionet e klubit për ta rikthyer edhe njëherë konkurrues me Barcelonën dhe Realin.

Valencia është klubi i dytë që përflitet për një interes nga Abramovich, pas Gëztepes në Turqi. Pas vendosjes së sanksioneve nga qeveria britanike, biznesmeni rus e nxori në shitje klubin e Chelseat të cilin e bleu në vitin 2003 për 140 milionë paund. Sot ai kërkon 3 miliardë paund për shitjen, por që pas sanksioneve nuk mund të përfundojnë në llogarinë e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë…