Abrashi fajëson LV-në për gjendjen aktuale me Covid-19

10 gusht 23:41

Ministri i Infrastrukturës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka folur rreth raporteve të koalicionit qeverisës dhe gjendjes me pandemi.

Ai në emisionin Pressing të T7 ka thënë se është interesi i tyre strategjik për vazhdimin e qeverisjes aktuale të udhëhequr nga Avdullah Hoti i LDK-së.

“Posa ta kemi kryeministrin Hoti në detyrë, pasi që ai po punon nga shtëpia për shkak të COVID-19, do të kemi një takim mes koalicionit”, u shpreh Abrashi, duke shtuar se kritikat e fundit brenda koalicionit qeverisës ‘janë pozitive ndaj njëri-tjetrit’.

Ai ka folur edhe rreth gjendjes me pandeminë COVID-19 dhe letrën e liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili kërkoi ndihmë nga ndërkombëtarët.

“Është Lëvizja Vetëvendosje që e ka sjellë vendin në këtë gjendje. Ka qenë vetë kryeministri Kurti i cili nuk e dorëzoi detyrën dhe e ka bërë lirimin e të gjitha masave në mënyrë të menjëhershme. Na janë dashur dy muaj ta menaxhojmë situatën. Ai mblodhi mijëra qytetarë në shesh, e cila ka sjellë situatën këtu”, është shprehur Abrashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 13 persona u lënduan në Rusi, pas një…