Abrashi: Linja ajrore Prishtinë-Beograd do të nisë në kohë rekorde

09 shtator 2020 | 19:38

Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se nga projektet infrastrukturore, të nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë midis Kosovës dhe Serbisë, do të krijohet një ndërlidhje më e mirë në Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, me finalizimin e projekteve hekurudhore, autostradës dhe të tjerave që janë pjesë e marrëveshjes në Washington, do të krijohen shumë vende të reja të punës dhe mundësi për ndërmarrësit e rinj.

Abrashi bën të ditur se Autostrada e Paqes, lidhja hekurudhore Prishtinë-Merdare dhe lidhja hekurudhore Nish-Prishtinë janë projekte që synohen të financohen nga Korporata Ndërkombëtare e Shteteve të Bashkuara Amerikës për Zhvillim Financiar.

Abrashi flet edhe për linjën ajrore Prishtinë-Beorgrad, për të cilën, siç thotë, është duke u përpiluar një marrëveshje me kompaninë ajrore Lufthansa.

Sipas tij, kjo linjë ajrore do të nisë në kohë rekorde./ REL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, bashkë me inspektorë…