Abrashi: Me fondet amerikane, sivjet fillon autostrada drejt Merdares

19 shtator 2020 | 23:07

Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi ka thënë se me investimet amerikane të premtuara në Marrëveshjen e Uashingtonit do të ndërtohet edhe autostrada e Merdares.

Ai ka thënë se në bazë të seriozitetit që kanë treguar investitorët amerikanë që kanë dërguar letra këtë javë, autostrada do të fillojë të ndërtohet shumë shpejt. “Mendoj se këtë vit është e mundshme të fillojë ndërtimi i autostradës për Merdare. Po flasim për një autostradë që ka koston deri në 250 milionë euro. Autostrada ka 27 kilometra”.

Ministri i Infrastrukturës thotë se është kërkuar që kushdo që e merr punën, punimet të përfundojnë jo më larg se 15 muaj.

Duke folur për mini-Schengenin, Abrashi thotë se është e vërtet që LDK në të kaluarën e ka refuzuar këtë iniciativë por sipas tij tash garantues është Amerika. “Ne tash jemi palë e barabartë e kësaj iniciative. Ne tash paraqesim edhe kushtet tona si shtet i barabartë”, ka dekalruar pos tjerash Abrashi në TVDukagjin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali ka vazhduar me fitore në fillim të sezonit të…