Abrashi pas reshjeve të borës, ka një lutje për ngasësit

13 shkurt 2021 | 18:19

Arban Abrashi, ministër në detyrë i Infrastrukturës, ka njoftuar se përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës, të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve.

Përmes një postimi në “Facebook”, Abrashi tha se kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje të rrugëve në kompetencë të MI-së, në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët nga bora dhe duke parandaluar ngricat e mundshme, me hedhje të kripës.

“Lusim vozitësit që t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së makinave, me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme në trafikun rrugor”, ka shkruar Abrashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria bën të ditur se kompanitë e kontraktuara janë duke…