Abrashi për hetimet e kontratave të qeverisë në veri: Veprimet e prokurorisë janë për keqardhje

11 korrik 2025 | 11:10

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit që përfshijnë hetime nga Prokuroria Speciale për kontrata që lidhen me angazhimet e qeverisë në veri të vendit.

Ai ka thënë se veprimet e deritashme të kësaj prokurorie janë për keqardhje dhe se në vend të luftimit të krimit të organizuar, po vihen në funksion të sulmit ndaj institucioneve të Kosovës.

“Sa i përket pyetjes për Prokurorinë Speciale, është për keqardhje që prokuror, në vend që ta kryejë obligimin dhe mandatin e saj kushtetues në luftimin e krimit të organizuar, është vu në funksion të luftimit të institucioneve të Kosovës. Fakti që dikush heton kontrata të cilat lidhen me angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të shtruar sovranitet, ligj, për të përmirësuar lirinë e lëvizjes së qytetarëve, për me shtri rendin edhe ligjin – pra ndërtimin e urave  dhe i sheh si rrezik, e shkelje të ligjit, nuk kam fjalë tjetër pos të shpreh mllef”, ka thënë Abrashi në një konferencë për medie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona është në kërkim të një anësori të majtë, por…