Abrashi: Po shkojmë drejt një situate që nuk i konvenon opozitës

13 qershor 2025 | 11:53

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, pas dështimit të seancës konstituive është marrë me ish-opozitën.

Ai ka thënë se situata ku po shkojnë, nuk i konvenon partive ish-opozitare.

“Po shkojmë drejt situatës që nuk i konvenon opozitës. Vazhdim i qasjes bllokuese dhe destruktive. Një qasje është duke krijuar pasoja për vendin tonë. Paralizimi i jetës institucionale politike nuk i duhet Kosovës”, ka thënë Abrashi.

Më tutje, Abrashi është deklaruar kundër opsionit për Qeveri të Unitetit Kombëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për kryetare të Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Albulena…