Abrashi pret homologun maqedonas, bisedojnë për autostradën që lidh dy vendet

29 tetor 2020 | 12:29

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka pritur sot në takim ministrin e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Blagoj Boçvarski.

Pas takimit, Abrashi ka deklaruar se me ministrin maqedonas kanë diskutuar për temat që lidhen sektorin e transporti ndërmjet të dy vendeve.

Sipas tij, autostrada që lidh Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut duhet që të përfundojë.

“Ajo çka do të diskutohet në mbledhjen dy qeverive është pika kufitarë e të dy shteteve dhe kjo ka me ndikuar që njerëzit do të kenë kohë të pritjes më të shkurtë se sa që është tani. Pikë tjetër që e kemi diskutuar pjesa e mbetur e autostradës  të përfundoj. Biseduam edhe për ndërlidhjen hekurudhore për të dy vendet”, ka deklaruar Abrashi në konferencën për medie.

Kurse, ministri i Transportit të Maqedonisë Veriore, Blagoj Boçvarski, ka deklaruar se lidhja regjionale është qëllimi i tyre.

Ai ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Kosovën, si dhe përfundimin e autostradës Shkup-Prishtinë. “Ne jemi resurset ekonomike, ministrit të cilët punojnë me komunikim duhet të bashkëpunojmë dhe të diskutojnë çështje se si të ndërlidhin populli dhe besojmë që gjata mandatit tonë do të lidhemi edhe mëngushtë. Qëllimi i parë për BE dhe ne është qasja regjionale, korridoret kryesore që ndërlidhin shtet dhe i zhvillojnë ekonomikisht. Diskutuam edhe për autostradën Shkup-Prishtinë. Faza e parë e punimeve nga ana jonë është duke u zhvilluar, autostrada nga ana jonë do të kushtojë nga 110 milionë euro”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave fton bizneset që ende nuk e kanë…