Abuzimet me të miturit, Papa: S’mjaftojnë dënimet me fjalë

21 shkurt 2019 | 17:12

Bota për Papa Françeskun pret masa konkrete mbi frenimin e abuzimit të priftërinjve me të mitur, e jo vetëm dënime me fjalë.

Gjatë samitit të zhvilluar në Vatikan, me në qendër skandalet që kanë tronditur nga themelet kishën katolike, Ati i Shenjtë tha se zëri i “të vegjëlve që kërkojnë drejtësi” duhet dëgjuar.

“Njerëzit e shenjtë të Perëndisë shohin nga ne dhe presin që të merren masa konkrete dhe efikase. Kjo është një domosdoshmëri. I kërkoj shpirtit të shenjtë të na mbështesë në këto ditë të vështira, e të na ndihmojë ta transformojmë këtë të keqe në një mundësi për ndërgjegjësim dhe purifikim”, ka thënë Papa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), ka publikuar sot manifeston “Dialogu…