Abuzohet seksualisht një e mitur në Fushë-Kosovë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

11 dhjetor 2025 | 08:42

Një e mitur ka raportuar se është abuzuar seksualisht nga një person.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet me dije se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 10:30 në Fushë-Kosovë.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje.

“Fushë-Kosovë 10.12.2025-10:30. Viktima e mitur femër kosovare ka raportuar se ishte abuzuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë një thirrje për…