Acerbi: Dua Portugalinë në çerekfinale

27 qershor 2021 | 17:03

Italia mundi Austrinë për të kaluar kështu në çerekfinale. Italianët janë gjithë sy e veshë për të mësuar se cila do të jetë skuadra tjetër e radhës më të cilën do ndeshen për të shkuar në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian.

Në konferencën e dhënë pas fitores  Francesco Acerbi shprehu edhe dëshirën e tij se kë preferon mes Portugalisë dhe Belgjikës në çerekfinale.

Mbrojtësi italian u shpreh se më shumë dëshironte luzitanët pasi tha se do e kishte më të thjeshtë për të ndaluar Ronaldon se sa sulmuesin e kombëtares belge, Lukakun.

“Dua Portugalinë në çerekfinale. Unë mendoj se Lukaku është më i vështirë për t’u bllokuar. Të dy janë lojtarë të fortë por Lukaku është më i vështirë për t’u ruajtur sepse është më i fortë fizikisht. Ai luan shumë me forcë dhe është një sulmues i vërtetë. Ronaldo është një sulmues i mirë po ashtu por më i lehtë për t’u mbajtur”- u shpreh Acerbi.

Ndeshja mes Portugalisë dhe Belgjikës do të luhet sonte në orën 21:00, ku fituesi i këtij çifti do i duhet të ndeshet me Italinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Gjimnastikës e Kosovës, në Pallatin e Rinisë dhe…