
Acerbi kapet keq me tifozin e PSG-së në Amerikë (Video)
20 qershor 2025
| 15:55
Një episod aspak i këndshëm u shënua në Seattle, aty ku Interi i Cristian Chivut është duke zhvilluar përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Kupës së Botës për Klube, kundër Urawa Red Diamonds dhe River Plate.
Në momentin e zakonshëm kushtuar autografeve dhe selfie-ve me tifozët, Francesco Acerbi ishte protagonist i një diskutimi të ashpër me një tifoz i cili u shfaq i veshur me një fanellë të Paris Saint-Germain.
Tifozi i ekipit francez ishte duke brohoritur emrin e sulmuesit parisien Barcola, duke ironizuar kështu mbrojtësin zikaltër Francesco Acerbi, në lidhje me driblimin e pësuar nga lojtari i Interit në finalen e Ligës së Kampionëve të humbur me rezultatin 0-5 në Mynih.