Adelina Ismaili sfidon reperet shqiptare, ja çfarë thotë për Rinën

18 qershor 2019 | 16:44

Adelina Ismaili dhe Rina Balaj kanë përfunduar xhirimet e duetit dhe pritet që shumë shpejt të publikohet kënga “Qikat”.

Duket se divës së muzikës shqiptare i ka pëlqyer bashkëpunimi me reperen, pasi e ka cilësuar si artiste që do qëndrojë gjatë në treg.

“Ajo është zjarr. Ajo do të jetë për shumë gjatë vërdallë. Ajo është forca e vajzave. Qikat”, ka shkruar Adelina për Rinën në një fotografi në llogarinë e vet në “Instagram”.

Nuk dihet si do reagojnë rivalet e Rinës për këtë deklaratë të Adelinës. Ndërkohë fansat mezi po presin që të dalë kënga dhe janë të bindur se do jetë një hit për këtë sezon veror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në media dhe në rrjetet sociale kohëve të fundit ka…