Adelina Tahiri ndan momentet intime me bashkëshortin

28 gusht 2021 | 15:59

Siç ka treguar më herët, Adelina Tahiri, prej disa javësh ndodhet me pushime në Greqi. Teksa bashkëbisedonte me ndjekësit e saj, ajo zbuloi se atje kishte një shtëpi, e si pasojë periudhën e verës e kalonte andej.

Ajo ndodhet në Greqi së bashku me bashkëshortin e saj avokatin e njohur, Serjova Markov, së bashku me djalin e tyre. Ky i fundit kishte një ditë më parë ditëlindjen, e prindërit ia festuan ashtu siç vetëm ata dinë.

Përveç potimeve nga ditëlindja e Jonit, Adelina ka postuar imazhe edhe me Serjova-n, ku shfaqet duke u përqafuar me të. Më pas, këngëtarja ka ndarë të tjera imazhe, ku ai shihet teksa i prek të pasmet Adelinës.

Ndërkohë vëmendje të madhe mori edhe trupi elegant i Tahirit, të cilin kësaj radhe e kishte ekspozuar me një të hapur tigër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar shifrat e fundit…