Adelina Tahiri publikon pamje nga reshjet dhe përmbytjet në Dubai

17 prill 2024 | 08:47

Reshjet e mëdha si dhe përmbytjet krijuan skena apokaliptike në Dubai, dhe disa pamje i solli vetë këngëtarja Adelina Tahiri, e cila ka shkuar atje për pushime.

Siç raporton edhe BBC, reshjet e mëdha kanë goditur disa shtete të Gjirit, duke shkaktuar përmbytje të shpejta në të gjithë rajonin e po ashtu edhe në Dubai.

Këngëtarja shqiptare Adelina Tahiri cila po qëndron atje tash e disa ditë, bashkë me burrin dhe fëmijët e tyre ka treguar për “pamjet apokaliptike” që sollën reshjet në Dubai.

Këto pamje që publikoi ajo në llogarinë e saj në Instagram, tregonin përmbytjet e mëdha e gjithashtu makinat të cilat ishin zhytur thellë në ujë.

Aeroporti i Dubait tha se fluturimet ishin devijuar përkohësisht, megjithëse kanë rifilluar më pas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi ekzekutiv i gjigantit të rrjeteve sociale X, Elon Musk,…